Alarm për përdoruesit e Android! Virusi përgjues VajraSpy kërcënon privatësinë, ja aplikacionet që duhet të fshini menjëherë
Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë zbuluar një virus të rrezikshëm përgjues të quajtur VajraSpy, i cili ka infektuar disa aplikacione në pajisjet Android, duke vënë në rrezik serioz privatësinë e përdoruesve.
Ky virus ka aftësinë të qaset në të dhënat personale, duke përfshirë kontaktet, mesazhet, regjistrimet e telefonatave dhe madje mund të aktivizojë kamerën e telefonit pa dijeninë e përdoruesit.
Aplikacionet e infektuara nga VajraSpy
Ekspertët kanë listuar aplikacionet që janë prekur nga ky virus dhe këshillojnë përdoruesit t’i fshijnë menjëherë nga pajisjet e tyre:
•Rafaqat
•Private Talk
•MeetMe
•Let’s Chat
•Quick Chat
•Chit Chat
•Hello Chat
•YohooTalk
•TikTok
•Nidus
•GlowChat
•Wave Chat
Nëse ndonjë prej këtyre aplikacioneve ndodhet në telefonin tuaj, duhet ta çinstaloni menjëherë për të shmangur përgjuarjen dhe komprometimin e të dhënave.
Çfarë bën VajraSpy?
Sipas ekspertëve, ky virus përgjues mund të:
1.Përgjojë telefonatat dhe t’i transmetojë ato te palë të treta.
2.Vjedhë informacionet personale të përdoruesve, përfshirë mesazhet dhe kontaktet.
3.Aktivizojë kamerën dhe mikrofonin e telefonit pa lejen tuaj.
4.Ndjekë vendndodhjen tuaj në kohë reale përmes aplikacioneve që përdorin navigatorin.
Çfarë duhet të bëni?
•Fshini menjëherë aplikacionet e përmendura.
•Kontrolloni përditësimet e sigurisë së telefonit tuaj dhe instaloni versionet më të fundit.
•Përdorni një program antivirus të besueshëm për të skanuar pajisjen.
•Shmangni instalimin e aplikacioneve nga burime të paautorizuara.
Mos e neglizhoni këtë kërcënim dhe merrni masa për të mbrojtur pajisjen dhe privatësinë tuaj!