Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez, bllokohen rrugët përreth
Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë sot dhe policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth.
Pjesëmarrësve në seancat publike iu kërkua të largoheshin, ndërsa anëtarët e parlamentit vazhduan punën e tyre normalisht, duke përfshirë kohën e pyetjeve për ministrat, tha një zëdhënës i parlamentit.
Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vend me disa patrulla për të siguruar Parlamentin dhe për të parandaluar çdo incident. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani për ndonjë kërcënim ndaj palëve të treta.”Policia e armatosur vendosi hekura metalikë për të bllokuar hyrjen në ndërtesë, e cila ndodhet në qendër të Oslos, ku masat e sigurisë janë zakonisht më të matura. Në Norvegji, oficerët e policisë zakonisht nuk mbajnë armë.