Një fluturim i linjës ajrore American Airlines nga Nju Jorku drejt Delhit ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës, pas një alarmi për bombë që u dha ndërsa avioni ndodhej mbi Detin Kaspik.
Fluturimi AA292, i cili po operohej me një avion Boeing 787, u devijua menjëherë drejt Italisë, duke ndjekur procedurat e sigurisë së parashikuara për situata të tilla.
Sipas raportimeve të Tgcom24, pasi avioni u ul në Romë, të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Një zonë e veçantë e aeroportit jashtë Romës u përgatit posaçërisht për uljen e avionit, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Një skuadër xheniere është angazhuar për të kryer kontrolle të detajuara në bordin e avionit. Deri tani nuk janë raportuar incidente të tjera, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë burimin e alarmit për bombë.