Alarm për bombë! Ndërpritet koncerti i Noizyt në Prishtinë
Frikë dhe panik ka shkaktuar një alarm për bombë në mesnatë një një klub nate të njohur në Prishtinë.
Mësohet se alarmi ka ardhur pak para se reperi i njohur Noizy do të performonte në atë klub nate.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës dhe të pranishmit janë larguar menjeherë nga klubi i natës.
Policia sapo ka marrë informacionet në lidhje me ngjarjen kanë shkuar në klubin e natës dhe kanë nisur kërkimet. Në vendin e ngjarjes mbërritën njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese dhe njësinë K9 me qen gjurmues.
Pas kontrolleve të imtësishme u zbulua se alarmi ishte i rremë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci theksoi se rasti është referuar tek prokurori dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.