ALARM/ Kontrolli i Lartë i Shtetit “kap për veshi” bashkitë! Shkodra, Durrësi e Vlora shkelën ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Asnjëra nuk mbuloi kostot! Rrezikojnë të mbeten pa buxhet… A do të ndërhyjë SPAK?

Ky raport auditimi i KLSH hedh dritë mbi manaxhimin e mbetjeve në 4 bashkitë kryesore në vend, pas Tiranës, Shkodra, Durrësi, Vlora e Korça. Këto bashki kanë dështuar në zbatimin e këtij ligji. Si pasojë e keqmanaxhimit, ata kanë nisur të prekin edhe buxhetet e pakushtëzuara, duke rrezikuar të mbesin pa para. Kujtojmë se kemi të bëjmë me 4 qytete me fluks të lartë turistësh.

“RAPORT AUDITIMI PERFORMANCE

“Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në
zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” Menaxhimi i mbetjeve është gjithmonë një nga problemet kryesore që duhet te jetë ne vemendje të bashkive për shkak të ndikimit
K në mjedis, shëndetin publik, aspekteve financiare, legjislacionit të ndërlikuar, etj. Sfidat kryesore të menaxhimit të integruar të mbetjeve janë:
* Volumi i mbetjeve: Me ndryshimin e popullsisë dhe zhvillimin urban, volumi i mbetjeve po rritet;
* Ndërtimi i infrastruktures: Ndërtimi i infrastrukturës për trajtimin e mbetjeve kërkon investime të mëdha financiare dhe koordinim të qeverisë lokale dhe qëndrore;

* Ndikimi në mjedis: Menaxhimi i gabuar i mbetjeve ka ndikim të konsiderueshëm negativ në mjedis, duke perfshirë ndotjen e ajrit, ujërave dhe tokes;
* Legjislacioni dhe regullimet: Rregullimet e ndryshme ligjore dhe teknike për menaxhimin e mbetjeve shpesh janë të ndërlikuara dhe të ndryshueshme;
* Ndërgjegjësimi i publikut: Fushat e përhershme të informimit, edukimit dhe ndërgjegjesimit të publikut janë sfida për të ndihmuar në ndryshimin e sjelljeve të konsumatoreve në trajtimin e mbetjeve.”

Kështu nis parashtrimi i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për 4 bashki të tjera më të mëdha në vend, pas Tiranës, e cila u auditua dy herë, duke nxjerrë në pah edhe një nga aferat më të mëdha korruptive në vend, atë që sot njihet si dosja e inceneratorëve. Shkelje të cilat janë konstatuar që në vitin 2020, por që për disa kohë, thuhet se u mbajtën në “syrtar”, larg vëmendjes së autoriteteve të zbatimit të ligjit. Por pas denoncimeve të opozitës, të dhënave ju u bashkangjitën edhe auditimet e bëra nga KLSH, duke vërtetuar fenomenin negativ.

Në Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim të detajuar, duke pasqyruar shkelje flagrante, për të cilat ka dhënë edhe sugjerimet e nevojshme për rregullim. Në dukje një fjalë jo aq e mirë, “mbetje”, por në thelb, tenderat dhe buxhetet për pastrimin, janë nga zërat më të mëdhenj në pushtetin vendor.

“Ne këte drejtim, -thuhet në raport, këto bashki nuk kanë siguruar menaxhim të integruar të mbetjeve urbane të prodhuara në territorin e tyre. Pra, në skemën e menaxhimit aktual të mbetjeve urbane që ato arrijnë të sigurojnë, nuk realizohen proceset thelbesore si parandalimi, ripërdorimi, reduktimi e riciklimi i tyre. Gjithashtu, menaxhimi aktual i mbetjeve urbane nuk ka nxitur minimizimin e kostove të menaxhimit të mbetjeve për të perfituar edhe të ardhura nepermjet metodologjisë sëntrajtimit të tyre. Më konkretisht, nuk ka garantuar qëndrueshmëri financiare në menaxhimin e mbetjeve urbane. Për të pasur një panoramë më të qartë për shpenzimet e bashkive mbi mbetjet urbane. Është krahasuar raporti në përqindje i kostos totale të menaxhimit të mbetjeve urbane kundrejt buxhetit total të secilës bashki. Nga krahasimi vihet re se Bashkia Durrës që prej dërgimit të mbetjeve në lendfillin e Sharrës thuajse e ka dyfishuar raportin e kostos totale të menaxhimit të mbetjeve kundrejt buxhetit total të saj. Kështu në vitin 2020 Bashkia Durrës shpenzonte rreth 15.2% të buxhetit të saj vetëm për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa në vitin 2022 ka shpenzuar 29.2% ose afërsisht 1/3 e buxhetit të saj vetëm për mbetjet.

Në një studim të Kombeve të Bashkuara, theksohet se qëndrueshmëria financiare në menaxhimin e mbetjeve urbane është një çështje e rëndësishme për shumë qytete në të gjithë botën. Për qytetet në vendet në zhvillim, menaxhimi i mbetjeve urbane përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të buxhetit total të bashkive, me shifrat që duhet të jenë nga 3 deri në 15%. Bashkia Durrës për çdo ton të menaxhuar të mbetjeve urbane shpenzon rreth 3 herë më shumë se bashkitë e tjera Në vijimësi është trajtuar kosto e menaxhimit të mbetjeve urbane për ton. Bashkia Durrës për çdo ton të menaxhuar të mbetjeve urbane shpenzon 15.300 lekë në vit (viti 2022), ndërkohë që për të njëjtin vit, Bashkia e Shkodrës ka shpenzuar 5.271 lekë për ton dhe ajo e Korçës 6.682 lekë për ton. Krahasimi midis këtyre 3 bashkive bëhet për shkak se ato kanë ngjashmëri sa i përket trajtimit përfundimtar të tyre duke qenë se të treja i depozitojnë mbetjet urbane në Lendfill.”

Pra, Durrësi ka një kosto marramendëse shpenzimesh. Ndërkohë, bashkia Vlorë nga ana tjetër, na rezulton se nuk ka një landfill dhe mbetjet hidhen në një venddepozitim të pamiratuar. Paramendoni, çfarë ndodh me Vlorën, ta zëmë, përgjatë sezonit veror. Pavarësisht kësaj, kostot, thotë raporti i KLSH, janë të njëjta sikur depozitohen në Landfill.

“Bashkia Vlorë nuk siguron menaxhimin efficient të fondeve të dedikuara për mbetjet urbane Bashkia Vlorë, ndryshe nga bashkitë e tjera nuk paguan tarifë depozitimi duke qënë se nuk i dërgon mbetjet në lendfill por në një venddepozitim të pamiratuar në të cilin nuk respektohen kriteret dhe standardet ligjore e mjedisore. Ndaj, edhe pse mund të duket se Bashkia Vlorë shpenzon njësoj.”

Një tjetër shkelje e hapur është edhe përllogaritja e numrit të popullsisë sipas koefiçentit të përshtatjes së të dhënave të popullsisë. E akoma më keq, përllogaritja e popullsisë së tyre, është në kundërshtim të hapur me përllogaritjet e bëra nga qendra, në këtë rast, nga Ministria e Financave.

“Bashkite Vlore dhe Korçë, ne Planet Vendore te Menaxhimit te Integruar të Mbetjeve (PVMIM),
nuk kane perllogaritur numrin e popullsise sipas koeficientit te pershtatjes së te dhenave te
popullsise. Ky koeficient perdoret nga Ministria e Financave per te perllogaritur transfertën e pakushtezuar kundrejt NJVQV-ve. Konkretisht, Bashkia Korçe ne PVMIM ka përllogaritur popullsine totale 103,500 banorë, nderkohe sipas formules se Ministrise se Financave rezulton qe popullsia per vitin 2023 të jete 91,930 banore. Po kështu edhe ne PVMIM te Bashkise Vlore popullsia eshte perllogaritur ne 140,514 nderkohe sipas formulës se Ministrise se Financave rezulton që popullsia per vitin 2023 te jete 134,980 banorë.”

Durrësi mban rekord shkeljesh. Kostoja totale e manaxhimit të mbetjeve ka pësuar një rritje, madje 3-4 herë më i lartë se në bashkitë e tjera me të njëjtën natyrë manaxhimi mbetjesh.

“Bashkia Durres nuk ka garantuar qëndrueshmëri financiare ne menaxhimin e mbetjeve urbane duke qenë se perqindja e kostove totale të menaxhimit të mbetjeve kundrejt buxhetit total te saj ne vitin 2022 ka genë 29.3 %. Qëndrueshmeria financiare ne menaxhimin e mbetjeve urbane sipas Kombeve të Bashkuara garantohet kur ky tregues eshte ne intervalin 3-15%. Nga ana tjetër, edhe nese e krahasojme kete tregues (per vitin 2022) të Bashkisë Durres me bashkite e tjera subjekt auditimi ai rezulton te jete 3-4 here më i lartë

Ndërsa Vlora nuk na garantuar as cilësi shërbimi në manaxhimin e mbetjeve urbane. Pasi siç thamë më lart, kjo bashki me turizëm të shtuar, nuk ka landfill të miratuar.

“Në Bashkinë Vlorë, perqindja e kostove totale te menaxhimit te mbetjeve urbane kundrejt buxhetit total të saj ka lëvizur nga 4 deri ne 11.3%. Pavaresisht se ky tregues ishte brenda qëndrueshmërise financiare të percaktuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkia Vlorë nuk ka garantuar të njejtin cilësi sherbimi ne menaxhimin e mbetjeve urbane si ne rastin e bashkive te tjera. Kjo mungesë cilësie vjen si rrjedhoje e mos depozitimit te mbetjeve urbane ne nje lendfill te miratuar që respekton standardet ligjore e mjedisore. Ne këtë situatë, Bashkia Vlorë nuk ka arritur një menaxhim eficient të fondeve te dedikuara per menaxhimin e mbetjeve urbane.”

Ky auditim, cilësor dhe u detajuar, nxjerr në pah shkelje që mesa duket, do t’i dërgojë zyrtarët dhe drejtuesit e bashkive respektive të japin llogari në SPAK. Sepse abuzimet janë të shumta, e madje në një formë a në një tjetër, ngjajnë me episode nga dosja e “Inceneratorëve”

Këto bashki kanë dështuar edhe në mbledhjen e tarifës së pastrimit, duke bërë që të mos krijojnë të ardhura që më vonë, përkthehen në mbulim të kostove të manaxhimit të mbetjeve. Asnjëra nga këto bashko nuk ja ka dalë, e madje edhe më keq, kanë marrë para edhe nga granti i pakushtëzuar, duke krijuar edhe një vakuum. Ndërsa Vlora ka përdorur në vitin 2023, të gjitha të ardhurat nga tarifa e pastrimit, grantin e kushtëzuar dhe 84.7% të grantit të pakushëtzuar…

“Per vitin 2021 nga te ardhurat e krijuara nga tarifa e pastrimit (205,414,000 leke), Bashkia Durres ka arritur te mbuloje vetem 50 % te kostove totale te menaxhimit të mbetjeve urbane. Pjesa tjeter prej rreth 232,012,000 leke eshtë mbuluar nga granti i pa kushtezuar.

Po kështu edhe per vitet 2022 dhe 2023 Bashkia Durres nuk ka arritur te mbuloje kostot e menaxhimit te mbetjeve urbane me te ardhurat e krijuara prej saj. Per keto dy vite, perveç grantit te pakushtezuar, Bashkia Durres është mbeshtetur edhe me grant te kushtezuar per menaxhimin e mbetjeve urbane.

Bashkia Vlore per vitet 2020 dhe 2022 nuk ka arritur te mbuloj shpenzimet e menaxhimit te mbetjeve urbane me te ardhurat e krijuara nga tarifa e pastrimit. Ne vitin 2020, diferenca e kostos (161,371,000 lek®) eshte financuar nepermjet grantit te pakushtezuar te pergjithshem. Ne vitin 2022, diferenca e kostos (132,330,000 lekë) ështe mbular teresisht nga buxheti i shtetit nepremjet grantit te pakushtezuar te pergjithshem (125,574,000 lekë) dhe grantit te kushtezuar per menaxhimin e mbetjeve urbane (22,600,000 lek®). Pra, per këte vit, Bashkia Vlore për menaxhimin e mbetjeve urbane ka perdorur te gjitha te ardhurat nga tarifa e pastrimit, grantin e kushtezuar per menaxhimin e mbetjeve dhe 87.4% te grantit te pakushtezuar.

Ndryshe nga praktika e Italise, bashkite subjekt auditimi, ne perllogaritjen e tarifes se pastrimit nuk marrin ne konsiderate madhesine e familjes dhe siperfaqen ne te cilen familja jeton. Gjithashtu edhe per tarifat e vendosura per biznesin, ato nuk marrin ne konsiderate sipërfaqen ne te cilin biznesi ushtron aktivitetin e tij.”

Në fund raporti i KLSH, siç edhe procedura standarte e thotë, këshillon bashkitë të marrin masa:

“ 1.1 Rekomandimi:
Bashkite Shkodër, Durres, Vlore dhe Korçë te ngrene grup pune per te analizuar tarifat e pastrimit per kategorite e familjes dhe biznesit duke pasur ne konsiderate madhesine e familjes dhe siperfaqen ne te cilën ajo banon si dhe siperfaqen ne te cilën biznesi ushtron aktivitetin e tij.
Ne vazhdimesi
2.1 Rekomandimi:
Bashkite Durres dhe Vlore te hartojnë dhe miratojnë nje plan lokal te mire detajuar per te arritur mbledhjen e tarifes se pastrimit, uljen e debitoreve dhe ne bashkëpunim me Ndermarrjet e Ujesjellës Kanalizime Durres dhe Vlore te rrisin arkëtimet e kësaj tarife.
Dhjetor 2024
4.2 A eshte hartuar dhe zbatuar baza ligjore e nenligiore per menaxhimin e mbetjeve urbane
nga bashkite Durres, Shkodër, Korçe dhe Vlorë?
4.2.1 A kanë zbatuar subjektet nën auditim kuadrin ligjor e nenligjor mbi menaxhimin e mbetjeve?
Bashkite Shkodër, Durres, Vlore e Korçë nuk kanë zbatuar me perpikmeri detyrimet ligjore
mbi hartimin, miratimin dhe raportimin e planeve vendore te menaxhimit te mbetjeve urbane.

KLSH kaq ka në dorë, të auditojë. Por këto gjetje, nuk janë pak. Ato janë shkelje dhe keqmanaxhim. A do të mbajë dikush përgjegjësi për këto para të shpenzuara pa kriter, e që sot rrezikojmë të mos kemi pastrim fare… mbetet për t’u parë.

Check Also

Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri në kokë 52-vjeçari, në gjendje të rëndë për jetën (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, në zonën e quajtur rruga e Elbasanit. I …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *