ALARM/ 2023-shi, viti rekord kundër gruas. Mijëra prej tyre u vranë…

 

Nga: Elda Voshi

89000 gra dhe vajza janë vrarë gjatë vitit 2022. Një vit që shënon numrin rekord të vrasjeve të grave në 20 vitet e fundit, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Jetojmë në një botë bashkëkohore, moderne, në një botë të ndryshimeve të shpejta të zhvillimeve dhe krizave. Aty ku sa ndihesh i avancur por në të njëtën kohë edhe i kthyer me vite pas, atje kur patriarkizmi udhëhiqte shoqërinë shqiptare, fatkeqsisht edhe sot gruaja konsiderohet ende si pronë e burrit, ku ky i fundit mund ta trajtojë atë si të dojë, madje edhe të vendosin për jetën e saj nëse duhet të jetojnë më apo jo, dhe kjo për vetë faktin sepse duke iu referuar “Studimit global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë.

Sipas raportit të UN Ëomen, më 2021, Azia shënoi numër rekord të vrasjeve të grave nga partnerët e tyre dhe nga anëtarët e familjes, me rreth 17.800 viktima, pasuar nga Afrika me 17.200 viktima, 7.500 viktima u regjistruan në Amerikë, 2.500 në Evropë dhe 300 në Oqeani.
Nëse llogaritet popullsia e përgjithshme, të dhënat tregojnë se më 2021, 2.5 gra dhe vajza në 100.000 banorë janë vrarë nga partnerët e tyre apo anëtarët e familjes në Afrikë, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 1.2 në Oqeani, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, dhuna ndaj femrës përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave apo normave të dëmshme shoqërore.

Duke marrë parasysh se dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelja më e zakonshme e të drejtave të njeriut, natyrshëm lind pyetja: A janë marrë hapat e nevojshme për parandalimin e këtyre situatave?

OKB-ja tha se vrasja e grave dhe vajzave, por edhe krimet e tjera të lidhura me gjininë mund të parandalohen, pikë së pari përmes nismave parandaluese që përqendrohen në transformimin e normave të dëmshme shoqërore dhe të përfshirjes së komunitetit që të ketë zero tolerancë për dhunën ndaj grave. UN Ëomen, po ashtu, tha se vlerësimet e rrezikut dhe intervenimet e hershme, por edhe mbikëqyrja policore dhe sistemi gjyqësor mund t’i parandalojnë këto krime.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *