Al-Hilal përgatit një ofertë fitimprurëse për “sheikun” e Interit
Al Hilal nuk heq dorë nga Nicolo Barella.
Klubi arab ka përpiluar një ofertë montruoze për mesfushorin italian e cila besohet të kap vlerën e 350 milionë eurove në total. Shifra të çmendura për Barellën për kartonin e të cilit janë gati të paguajnë mes 150 deri në 200 milionë euro, teksa mund të bëhet ndër lojtarët më të paguar në historinë e futbollit.
Nëse në janar flitej për një pagë prej 18 milionë euro, mediat italiane shkruajnë për një kontratë 4-vjeçare, me 28-vjeçarin që do të përfitojë 35 milionë euro në çdo sezon të qëndrimit të tij në Arabinë Saudite.
Me pranimin e ofertës arabe, Barella do të bëhej futbollisti italian më i paguar në histori, madje duke thyer rekordin që mban aktualisht Graziano Pellé i cili fitonte 15 milionë në vit në Kinë. Por ky rekord nuk i intereson zv/kapitenit të zikaltërve, i cili planifikon të qëndrojë për një kohë të gjatë në Milano.
Me një rinovim të nënshkruar vitin e kaluar, që skadon në 2029 dhe një pagë prej 6.5 milionë euro në vit që e bën atë futbollistin italian më të paguar në Serinë A,
Barella është i lumtur te Interi. 28-vjeçari ka qënë pjesë e rëndësishme te Interi që nga viti 2020, ku ka shënuar 25 herë, asituar në 59 raste në 273 ndeshje. Mesfushori ka fituar 2 kampionate italiane dhe ishte gjithashtu pjesë e zikaltërve në finalen e humbur të Champions League kundër Manchester City.