Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash, ata e denoncojnë – Procedohet penalisht kandidati demokrat Gjin Gjoni
Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj kandidatit për deputet të “Partisë Demokratike”, Gjin Gjoni, pas një kallëzimi të bërë nga pesë qytetarë të lidhur me “Partinë Socialiste”, të cilët pretendojnë se janë shpifur publikisht prej tij.
Sipas njoftimit zyrtar, 55-vjeçari Gjoni, banues në Lezhë, akuzohet për veprën penale të “Shpifjes”, pas një postimi në rrjetin social “Facebook” ku ai i ka akuzuar pesë përfaqësues dhe mbështetës të PS-së – D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. – për përfshirje në blerje votash dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofton policia