Akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku kërkon rihapjen e gjyqit!
Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, vijon të kundërshtojë vendimin e drejtësisë.
Pas lirimit nga autoritetet greke dhe zhvendosjes në Holandë, Frroku ka kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë në seancë plenare kërkesën e tij.
Biznesmeni Frroku ishte shpallur fillimisht i pafajshëm nga shkalla e parë, por vendimi u rrëzua nga Apeli që e dënoi me burgim të përjetshëm. Rasti i tij ka kaluar edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila e riktheu dosjen për shqyrtim në Kushtetuese, pasi më herët kjo e fundit kishte refuzuar kërkesën e tij.
Ndërkohë, drejtësia shqiptare ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin, i njohur si porositësi i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku. Edhe Kristaq Leci, i akuzuar për ndërmjetësimin e këtij krimi, është dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa ekzekutori Mikel Shallari përfitoi ulje dënimi në tetë vite burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë.