Akuzohet për vrasje, arrestohet 39-vjeçari nga Kamza për llogari të Policisë spanjolle

Një 39-vjeçar në Tiranë është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. Ky person akuzohet se ka kryer vrasje nga autoritetet spanjolle dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë.

Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja  me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:

E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.