Akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarimin të pasurisë”, SPAK kërkon një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedën,  ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Por në zbatim të nenit  59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.