Akuzohet për dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, nën hetim nusja nga Devolli

Një grua akuzohet për ushtrimin e dhunës psikologjike ndaj vjehrrës dhe vjehrrit të saj. Shtetasja A. Xh., 32 vjeç, është nën hetim pasi dyshohet se ajo ka ushtruar presion dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes së bashkëshortit të saj. Si pasojë, ata janë pajisur me një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e tyre.

Akti është hetuar nga Policia e Devollit dhe materialet janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për veprime të mëtejshme.