Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë që të merren masa disiplinore për dy deputetët demokratë, Elda Hoti dhe Petrit Doda.Kërkesa, ku PS pretendon se dy ligjvënësit e PD-së penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare, pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës.Elda Hoti u hodhi socialistëve një material të lëngshëm gjatë seancës. Ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga Kuvendi duke pretenduar se i kishte rrezikuar jetën deputetëve duke hedhur benzinë.
Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.Por, Elda Hoti pretendoi se kishte hedhur aromatizues në shenjë proteste.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ