Federata Franceze në qendër të skandalit seksual.
Protagonist është presidenti i saj, Noel Le Graet, i cili ka dorëzuar dorëheqjen për shkak të akuzave të dyshuara për përdhunim. Në fillim të muajit shkurt, gjykata franceze arriti në përfundimin se 81-vjeçari Le Graet nuk kishte më “legjitimitetin e nevojshëm” për të administruar dhe përfaqësuar sportin në Francë dhe “theksoi sjelljen e papërshtatshme të Le Graet ndaj femrave”.
Kreu i FFF dyshohet se është ka ngacmuar seksual në vitin 2011 një grua, pavarësisht se ka mohuar çdo akuzë. Presidenti në detyrë, Philippe Diallo është treguar tepër diplomat para mediave.
“Personalisht, ajo që dua sot është që federata të vazhdojë modernizimin e saj, që sjellja e saj të jetë shembullore dhe gjithashtu të jetë më demokratike. Kjo është ajo që ne do të ndërmarrim pasi do të reformojmë statutet e Federatës në muajt në vijim, për të siguruar që Federata Franceze të jetë sa më përfaqësuese e 12 mijë klubeve që përfaqëson dhe e dy milionë lojtarëve francez, ” pranoi Diallo për mediat franceze.
Edhe pse në qendër të akuzave për skandal seksual, kombëtarja franceze ka bërë paraqitje të mira në nivel ndërkombëtar, teksa ka fituar Kupën e Botës 2018 dhe u rendit nënkampione në Botërorin e Katarit.