Akuzat për sulm seksual, Gjykata merr vendimin për Dani Alves

Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alvesh fiton apelin kundër një dënimi për sulm seksual, pasi një gjykatë spanjolle përmbysi vendimin.

Alvesh u shpall fajtor në shkurt 2024 për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor 2022 dhe u dënua me katër vite e gjashtë muaj burg. Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Barcelonës mohoi akuzat, gjithsesi për më shumë se një vit qëndroi në qelitë e paraburgimit. Gjykata vendosi se kishte “prova të pamjaftueshme” për të shpallur fajtor 41-vjeçarin.

Në vendimin e tyre, ata pranojnë se dëshmia e paditëses “ndryshonte dukshëm” nga provat e pamjeve video të marra përpara se gruaja dhe Alvesh të hynin në banjë, ku ajo tha se e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Gjyqi i Alvesh ishte rasti i parë i këtij niveli që kur Spanja rishikoi ligjet e saj në vitin 2022 për krim seksual. Braziliani qëndroi në qelinë e paraburgimit nga 20 janari 2023 deri në mars 2024 para se të lirohej me kusht.