Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet Bardhit: Identitetin e brunit 45-vjeçar e din Saliu. Shko pyete!
TIRANË– Akuzat e Gazment Bardhit se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë u zhvendosën në Kuvend. Kreu i qeverisë, i cili dje refuzoi edhe interpelancën, nuk ishte i pranishëm në seancën ku demokratët i akuzuan të vëllanë, por përgjigjjet iu erdhën në bllok nga socialistët të cilët u kërkuan që të presin vendimin e SPAK, ku Bardhi është paditur nga Olsi Rama për shpifje.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, hodhi poshtë të gjitha akuzat se 45-vjeçari brun i përmendur në dosjen e Xibrakës është Olsi Rama. Madje Balla tha se identitetin e këtij personi e di mjaft mirë Sali Berisha dhe me ironi i tha Bardhit që ta pyesë poshtë ballkonit. Ministri po ashtu thotë se 45-vjeçari brun është i lidhur me një prej deputetëve të Partisë Demokratike.
“Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltë së SHQUP për t’iu shmangur debateve të brendshme edhe brenda vetë grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo ndonjë folësi tjetër të foltores për një çështje që e kemi stërdebatuar me njëri tjetrin që nga janari 2015. Më 13 janar 2015 Policia e shtetit në bashkëveprim me Prokurorinë organizoi një operacion në Xibrakë, ku sipas asaj ëqë është bërë publike është zbuluar laborator kokaine. Atë ditë pasdite, në PD në godinën e rë të SHQUP, njëri prej folësve të PD u thirr me urgjencë, me urdhër të pronarit, jo të drejtorit të SHQIP, dhe deklaronte se fabrika e xibrakës ishte e taulant ballës. Deputeti i PD i shkruan Berishës, pronari të SHQUP-it, i thotë që Balla është në Librazhd. S’ka problem i thotë doktori, duhet të dalë urgjentisht duhet ta fajësojmë një nga PS.