Akuzat e PD për faljen e të korruptuarve, Manja: Nga amnistia përfitojnë vetëm 3 ish-policë të Kukësit!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, thotë se nga amnistia penale përfitojnë 3 ish punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës, dhe asnjë i denuar nga GJKKO.

 

‘Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin. Hodhi sikush një gurë në zall dhe u bën të gjithë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën.

Është një amnistie cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.’- tha Manja.

Manja tha se janë gati që të ulen me opozitën dhe të rishikojnë këtë amendament.

“Sa vota keni? Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha Manja.