Akuza për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, jepet sot masa e sigurisë për Jamarbër Malltezin
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Aeroportin e Rinasit, pritet të dalë sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, ndaj të cilit është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ndërkaq, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.