Akuza për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, GJKKO shpall fajtore dhe dënon me dy vite burg Miranda Idrizin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 2 vjet burg Miranda Idrizin, e akuzuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, siç parashikohet nga Kodi Penal.

Në vendimin e datës 28 janar 2025, Gjykata vendosi që Idrizi të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Dënimi i Idrizit u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në ngarkim të Idrizit ka pasur prova të përgjuara telefonike, biseda ambientale dhe pamje filmike që dokumentojnë veprimtarinë e saj. Materialet janë pjesë e fashikullit të gjykatës dhe do të mbeten të regjistruara për procedimin më tej.