Akuza, luftë kampesh ideologjike, kushërinj “kundërshtarë” dhe betejë brenda partive për manadatin e deputetit! Shkodra në fushatën elektorale të 2025-ës
Nga: Redaksia e Replikë
Strategjitë e fushatave elektorale ndryshojnë sa herë vijnë zgjedhjet. E tillëështë edhe kjo fushatë sa i përket Qarkut Shkodër. Ndërsa beteja më e madhe zhvillohet në Bashkinë e kryeqendrës së veriut, ku edhe është numri më i madh ivotuesve prej 169539, ndërsa në total në qarkun e Shkodrës në të pesë bashkitë janë 275 654 votues, prej të cilëve rreth 17480 të regjistruar janë nga diaspora. Ndërsa votuese femra janë 136 226.
Përballja në Shkodër është e përqendruar mes PS-PD dhe PSD. Janë këto tre forca politike që kanë edhe numrin më të madh të mbështetësve qoftë në nivel lokal ashtu edhe në nivel parlamentar, duke proshuar edhe prodhuar mandate.
Por ajo që vihet re në këto zgjedhje kemi dy tablo të të bërit fushatë, strategjitë që kanë zgjedhur janë të ndryshme.
Në njërën anë kemi Partinë Demokratike e cila synon të mbajë epërsinë në mandate dhe nga ana tjetër PS-në e cila synon të përmbysë këtë rezultat. Por PSD-ja e Tom Doshit, e cila tashmë ka një luftë të hapur me drejtuesin e PS-së, kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci e ka shtuar dozën e akuzave në drejtim të tij.
Partia Demokartike ka zgjedhur që fushatën ta zhvillojë derë më derë, dhe në kontakt të drejtëpërdrejtë me votuesit, ku më “agresivet” janë kandidatët e listës së hapur. Madje disa nga ata kanë zgjedhur edhe slloganet e tyre siçështë pëeshembull, një nga landodatët e rinj, Ted Kopliku. Kandidat i cili erdhi nga primaret, por edhe si pjesë e departamentit Brain Gain të PD-së.
“ Beso vedin. Voto Tedin” ky është sllogani i tij i fushatës!
Ai ka zgjedhur ta shtrijë fushatën dhe shpalsojen e programit të PD-së për votuesin në disa drejtime, i fokusuar tek takimet e drejtpërdrejta me qytetarët, dhe dialogu me ta për programin elektoral. Si dhe kurimi i imazhit përmes rrjeteve sociale dhe krijimi i një imazhi tipik të një politikani të ri, i cili futet në garë për të maksimalizuar votat përmes ofertës konkrete duke vendosur në vend të parë personalitetin e tij, duke krijuar kështu një profil politikani ambicioz me formimin dhe edukimin konservator. Ted Kopliku është i drejtpërdrejtënë “sulmin” politik ndaj kundështarëve, duke përdorur modelin e tij të angazhimit dhe krijimin e mendimit personal politik. I shkolluar në Francë për “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, luftarak në bindjet e tij, dhe profili i një politikani të ri, i bindur se përmes angazhimit mund të sjellë ndryshimin në koloritin politik të Shkodrës.
Në listën e PD-së janë edhe kandidatë më me përvojë në fushata elektorale, siç janë edhe kandidatë pa përvojë, por që kanë zgjedhur të veprojnë me qasje interesante drejt votuesit.
Bardh Spahia, ish-deputet, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër, mjek kirurg me profesion, me strategjinë e tij dhe të stafit të tij, përveç kontaktit të drejtpërdrejtë me votuesin, ka krijuar rrjetin e mbështetësve në të gjitha zonat dhe paralelisht po punojnë që të maksimalizojnë votën për PD-në, duke dobësuar kështu kundërshtarët politik të së majtës, por edhe duke synuar rritjen e mbështetjes ndaj tij. Përvoja e Spahisë në politikë dhe rritja në diskursin politik, e sjellin tek votuesi shkodran si një kandidat krejt ndryshe nga fushatat tjera elektorale. Bazuar edhe në programin politik të PD-ASHM, por edhe pervoja administrative-politike, njohja e mirë e problemeve dhe mundësitë e dhënies së zgjidhjeve, aftësia për tu përballur edhe me “dështimet” e së kaluares, Bardh Spahinë e bëjnë kandidatin i cili në opinon gëzon mbështetjen si nga elektorati i djathtë, por edhe ai gri.
Dy kandidatët femra nga lista e hapur e koalicionit PD-ASHM janë Matilda Matija dhe Senada Mehmeti.
Matilda Matija është kandidate e listës dhe vjen nga marrveshja e koalicionit mes PD-së dhe PAA-së së Agron Dukës.
Fillimisht pak e njohur në opinionin shkodran, por që shumë shpejt ka krijuar profilin e një politikaneje me perspektivë. E njohur në opinionin sportiv si manaxhere e futbollit të femrave, ku së bashku me babain e saj kanë drejtuar ekipin e Vllaznisë.
Matilda Matija me profesion financiere e shkolluar në Austri dhe Itali, në diskursin e saj politik dhe në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ka krijuar një imazh të një politikaneje e cila bazohet në përvojen e saj personale si manaxhere dhe si kontribuese në jetën sportive dhe sociale. Por edhe njohëse e mirë e problemeve në sektorë të ndryshëm si nëturizëm, bujqësi, tregti etj.
Senada Mehmeti inxhiniere e aviacionit, e para dhe e vetmja në Shqipëri, fokusin e saj të fushatës e bazon tek krijimi i një imazhi ndryshe nga fushatat tradicionale. Takimet me njerëz të zakonshëm, por edhe me personalitete. Diskutimet me të rinjtë, kontakti derë më derë me votuesin. Akuzat politike ndaj PS-së.
Nga ana tjetër Partia Socialiste fushatën e ka më të përqendruar, fokusi kryesor edhe në këtë fushatëështë Benet Beci. Lista e PS-sëështë plotësisht e rinovuar, ku përveç Edona Bilalit asnjë kandidat tjetër nuk rikandidon.
Kjo fushatë e PS-sëështë e përqendruar kryesisht në paraqitjen e punimeve që po bëhën në Shkodër, ndërsa kandidatët si ata të listës së mbyllur ashtu edhe të listës së hapur janë parë në takime të përbashkëta elektorale ku vëmendja kryesore është përqendruar tek drejtuesi politik i qarkut, Benet Beci. Ndërsa vetë kandidatët në daljet e tyre publike diskurisin dhe oferten politike e bazojnë tek investimet e kryera dhe ato që pritet të nisin. Kandidët nga lista e hapur e PS-së si Edona Bilali, Besmir Lesha dhe Marjan Ndërshtiqaj janë më aktivë në rrjetet sociale me takime. Ajo që bie në sy është se fokusi i takimeve është në biznese të ndryshme të Shkodrës, duke promovuar sukseset e tyre, por edhe mbështetjen që kanë pasur nga qeveria përmes nismave ligjore dhe paketave të ndryshme.
Edona Bilali e cila vjen në këto zgjedhje si ish-ministre dhe ish-drejtuese politike është fokusuar kryesisht tek prezantimi i programit “Shqipëria e 2030-ës”, bazuar edhe në projekte e realizuara dhe tjerët që pritet të nisin nga Bashkia Shkodër me mbështetje të Qeverisë. Imazhi që paraqesin përmes postimeve në rrjetet sociale dhe në media është një Shkodër e transformuar, që sipas tyre në këto dy vite drejtim të Bashkisë Shkodër nga e majta, janë kryer punë që nuk janë bërë për tridhjetë vite.
Ajo qëështë interesante, pjesa më e madhe e kandidatëve e listës së hapur të PS-sëjanë ish-drejtorë të ndërmarrjeve publike, në nivel qëndror.
Besmir Lesha vjen në këtë kandidim si ish-administrator i Ndërmarrjes sëUjësjellës Kanalizime, Qarku Shkodër.
Marjan Ndërshtiqaj- Ish drejtor rajonal i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.
Holta Duda- mjeke elargologe e cila për disa kohë ka qenë edhe nëndrejtoreshë teknike në Spitalin Rajonal Shkodër.
Enertil Canaj, ish shef i Task-Forcës në Drejtorinë e Tatimeve.
Pervojat e tyre në administrim po i paraqesin si vizion i së ardhmës dhe si suksese të qeverisjes, si garanci se pse duhet që të votohen. Por ajo që mungon në diskursin e tyre është inovacioni që kanë sjellë në administrim të institucioneve që kanë drejtuar. Ndërsa kandidimi i tyre dhe futja në lista të hapura nga PS-ja duket si një zgjidhje pragmatiste pasi secili nga ata kanë drejtuar institucione me numër të madh punonjësish. Por sa do ju përkthehet në votë me datë 11 Maj, dhe sa kanë arritur të krijojnë besim dhe respekt tek vartësit e tyre ështëçështje ditësh që do mësohet!
Sa i përket kurimit të imazhit politik të secilit kandidat të PS-së duket se është lënë në plan të dytë, duke u paraqitur më shumë si një skuadër e vetme, pa individualizma, ku të gjitha meritat i kanë Edi Rama dhe Benet Beci.
Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit është e përqendruar kryesisht tek lideri i saj, një figurë dominante e politikës në Qarkun e Shkodrës, por që frika nga rritja e kësaj force në zgjedhjet lokale nga 16000 vota në parlametaret e 2021 në21000 vota në lokalet e 2023 ka krijuar jo pak panik si tek PD ashtu edhe te PS-ja.
Lufta e hapur mes Tom Doshit dhe Benet Becit në Shkodër ka nisur që nga fillimi i pushtetit të këtij të fundit me 19 qershor 2023. Ndërsa aleanca “xhentëllmenësh” mes Tom Doshit dhe Edi Ramës duket se u prish në prag të fushatës elektorale, kur gjithë drejtorët dhe mbështetësit e PSD-së u shkarkuan nga puna, sipas Tom Doshit, vetëm se mbështesin PSD-në. Nga ana tjetër Doshi me akuzat e tij ndaj Benet Becit, shkon deri atje se ky i fundit do arrestohet, dhe shumë shpejt do kemi zgjedhje të parakohëshme në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa synon që drejtë vetës të tërheq votuesit e majtë, pasi sipas tij Benet Beci është “i infiltruari iBerishës” tek PS-ja. Tom Doshi dhe PSD-ja theksin e kanë tek programi i tyre, qëështë lufta kundër kancerit, dhe zhdukja e varfërisë. Por duke qenë 20 vite në politikë dhe më gjatë në biznes, ai vendos para zgjedhësve personalitetin e tij dhe siç shprehet në takime, ka qenë gjithmonë krah njerëzve në nevojë. Ndërsa në këto zgjedhje duket më shumë i fokusuar në Bashkinë e Vau të Dejës se sa në bashkitë tjera, ku duket se ka edhe mbështetjen e kryebashkiakut Kristian Shkreli. Madje vetë Edi Rama në takimin në Shkodër i tërheq vërejtje këtij të fundit duke i thënë: “Kristian mos më luaj me dy porta”.
Por në Bashkinë e Vaut të Dejës PD ka dalë në fushë Gentian Ndoj i cili vjen nga struktuar e PD-së së, dhe si një nga më të votuarit e primareve në nivel qarku. Fushatën e ka të fokusuar në takime me grupe të vogla dhe individuale, pa shumë zhurmë dhe bujë mediatike. Nga ana tjetër PS-ja në zonën e Vau Dejës ka nxjerrë deputetin aktual Frrok Gjini i cili përveç se në takime të mëdha të organizuara nga PS-ja, nuk duket se ka një aktivitet publik. Por sipas fushatave të më parshme ku vetë Gjini ishte kandidat njëherë me PDK-në, e në disa zgjedhje me PS-në, ka vepruar pa zhurmë dhe bujë.
Malësia e Madhe është më interesantja nga njësitë vendore tjera të qarkut, përveç Bashkisë Shkodër.
PD-ja ku kemi në listë të mbyllur deputetin aktual Ramadan Likajn dhe në listë të hapur Aurel Markaj me profesion të mësimdhënësit. Puna e tyre është e fokusuar tek banorët e zonës duke lëvizur në gjithë territorin por edhe me aktivistë të tyre në diasporë, pasi kjo zonë ka një diasporë të madhe sidomos në SHBA, Itali dhe Angli. Nga ana tjetër PS-ja futet me katër kandidatë në Malësi të Madhe, një në listë të mbyllur dhe tre kandidatë tjerë në listë të hapur. Bujar Hoxha, ish-shoqëruesi i Pjetër Arbnorit dhe Edi Ramës, si ish-pjestar i Gardës së Republikës, i cili emigroi në Itali dhe SHBA ku edhe nisi biznesin e tij, nga ana tjetër është Enertil Canaj dhe Shkelqim Sterkaj, ky i fundit nip i deputetit socialist Paulin Strekaj. Ndërsa Vera Ndrecaj e cila vjen nga emigracioni si një pedagoge me PHD. Në këtë zonë kemi një angazhim edhe të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, por që ndryshe nga Benet Beci nuk merr primatin e drejtimit të fushatës. Nëse në PD-në e Malësisë së Madhe kemi një fkus për numrin 1 dhe Aurel Markaj si kandidat tek PS-ja, votuesit janë më të ndarë, më agresivi në marrjen e votave individuale duket Shkëlqim Sterkaj, i cili përballë ka përveç Ramadan Likaj dhe Aurel Markaj nga PD, ka edhe kushëririn e tij kreun aktual të PD-së në Malësi të Madhe Ferdi Sterkaj.
Në Pukë dhe Fushë Arrëz situata duket më interesante pasi marrveshjet e zgjedhjeve lokale të 2023-shit mes kandidatëve të BashkëFitojmë dhe PSD-së së Tom Doshit për të fituar zgjedhjet, çuan deri në rritje të mbështetjes ndaj PSD-së në këshillat bashkiak. Nga ana tjetër Lodovik Hasani kandidati i PD-së, ka intesifikuar fushatën duke prekur çdo zonë të Pukës dhe Fushë Arrëzit. Ndërsa kandidati i PS-së Ervin Doda, është thuajse inegzistent në rrjetet sociale dhe në media.
Kjo fushatë elektorale në Shkodër është multingjyrëshe, për faktin se lufta po zhvilllohet mes kampeve ideoligjike PS-PSD, dhe PD-Aleanca euroatlantike-Mundësia. Duke qenë se gjitha forcat politike synojnë mbajtjen e primatit brenda elektoratit të tyre, dhe loja po zhvillohet në terren të sigurtë. Ndërsa nga ana tjetër forcat e tjera politike nuk shihen shumëaktivë/ REPLIKE