Akuza brenda PD/ Adriana Kalaja sulmon Jorida Tabakun: Sudes ia bleu votat Rama
Kandidatja e PD në listët e hapura për Tiranën Adriana Kalaja, ka sulmuar Jorida Tabakun.
Tabaku ishte e vetmja ne listën e hapur e cila arriti të fitonte mandatin e deputetit me mbi 20 mijë vota.
Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.
Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së.
Sipas saj votat ia ka blerë Rama, për të poshtëruar Berishën dhe për të mbuluar blerjen e të vetëve si të Sara Miles.
Kujtojmë se Jorida Tabaku është një ndër emrat më të fortë në PD ku ka marrë pjesë në shumë komisione parlamentare dhe ka bërë një fushatë shumë aktive në këto zgjedhje.
“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
Qëllimi:Për të poshtëruar Berishën;
Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes E do Rama në krye të PD”, shkruan Kalaja.