Aktorja Michele Williams rrëfen rolin e saj në filmin “Shouing Ap”

Aktorja Mishell Wlliams ka folur për rolin e saj në filmin ‘Shouing Ap ’. Wlliams luan një artiste që përpiqet të balancojë jetën e saj personale dhe profesionale ndërsa përgatitet për një shfaqje arti që do ti ndryshojë jetën.

Në jetën e saj personale,  Ulliams thotë  se ekuilibri është një praktikë e përditshme. Kjo është hera e katërt që Williams dhe bashkë-skenaristja dhe regjisorja e filmit, Kelly Reichardt, punojnë së bashku. Për Reuters Mishell ka  rrëfyer më shumë për punën në këtë film.

“Ne e kemi njohur njëra-tjetrën  në të gjitha llojet e rrethanave të jetës dhe vazhdojmë të  jemi së bashku. Është gjëja për të cilën jam ndoshta më krenare  që  në gjithë këto vite vazhdojmë të kemi miqësi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Është kaq e pazakontë të kesh këtë lloj marrëdhënieje me një regjisore dhe të mendosh se ti  e njeh po aq mirë sa ajo ty.” u shpreh aktorja . Filmi Shouing Ap  pritet të dalë në një numër të kufizuar kinemash  në SHBA gjatë muajit të ardhshëm.