Aktori i njohur turk në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Ai është kapur nga kamerat e pranishme, brenda xhamisë pranë delegacionit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sayışman është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi. Të dy kanë sjellë në jetë dy fëmijë, e shpesh vizitojnë Tiranën, për të qëndruar pranë familjes së Almedës. Por kësaj here duket se aktori turk ka ardhur i vetëm.