“Aktivisti“ përfundon në SPAK, deputetët e PD-së kërkojnë hetimin e aplikacionit

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi së bashku me përfaqësuesin ligjor Ivi Kaso kanë depozituar një kallëzim në SPAK, në lidhje me aplikacionin ‘Aktivisti’.

Bylykbashi tha se kallëzimi nuk u pranua në SPAK, pasi duhet të dorëzohet me postë, duke i bërë thirrje SPAK të hetojë këtë “aplikacion kriminal”.

Erdhëm në SPAK për ta dorëzuar, për fat të keq SPAK nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike. Ne do ta çojmë përpara këtë kallëzim.
Ka të bëjë me kontrollin e zgjedhësve, me një kontroll sistematik, me një plan kriminal që ka burimin drejtpërdrejt nga kryeministri, nga këshilli i ministrave, i shtrirë në të gjithë administratën. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit energjik të SPAK të ndalen dhe vihen para përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë të drejtat e zgjedhësve. I

bie barra këtij institucioni të krijojë një situatë ku ndoshta zgjedhësit të kenë besim në një proces zgjedhor të brutalizuar.
Është cenuar sekreti dhe liria e votës. Përdorimi i këtij aplikacioni kriminal është shumë më keq se patronazhistët.
Ne i kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion. Është barra e prokurorisë të hetojë më thellë dhe të vërë para përgjegjësisë penale jo vetëm ata që kemi kallëzuar por dhe të gjithë personat e tjerë të përfshirë. E tërë administrata është në një presion maksimal për të ndikuar në votë.
Detyrë e SPAK-ut t’i vërë para përgjegjësisë ata dhe për të dhënë një mesazh të qartë që zgjedhjet mbrohen. Presim pa burokracinë që ndeshëm sot, ku SPAK-u nuk pranoi ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt, megjithatë do ta depozitojmë me postë që të mos ketë asnjë alibi dhe të veprojë”- tha Bylykbashi

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *