Akti i ekspertizës e nxori se Erzen Breçani vuan nga klaustrofobia/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO
- 8 April, 2024
Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për ish-zyrtarin e policisë, Erzen Breçani
Ky i fundit u arrestua pas zbërthimit të përgjimeve të aplikacionit SKY EÇ që çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë.
Mësohet se në seancën gjyqësore pritet që të pyeten ekspertë të mjekësisë pas aktit të ekspertizës që tha se Breçani vuante nga klaustrofobia. Ndërkohë, Breçani tha se i rrezikohej jeta në qeli.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ