Aksioni për lirimin e plazheve publike/ Hiqen 70 çadra dhe shezlongë në Golem

Një aksion për lirimin e hapësirave publike në Kavajë është marrë nga policia e bashkisë mbrëmjen e djeshme.

Në një njoftim zyrtar blutë bëjnë me dije se në këtë zonë të bregdetit hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë në Golem.

Ato ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga pushuesit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

 

Lirohen hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit. Sekuestrohen 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.

 

Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse.

 

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.