Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Himarë, Tavo i prerë: Nuk është aksion vere…do e pësoni po shkelët ligjin

Kryeministri Edi Rama tha me 4 Korrik se do të kryhen kontrolle dhe inspektime në të gjitha qytetet e vendit në lidhje me zaptimin e hapësirave publike.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale Rama theksoi se inspektorët dhe autoritetet lokale, përfshirë policinë bashkiake dhe atë shtetërore, gjatë javës së dytë të korrikut do të intensifikojnë veprimet në terren dhe me të gjitha forcat e ligjit do të “bëjmë pastrimin gjeneral të shtëpisë”.

“Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete që u kanë nxjerrë komuniteteve të moshuarve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dyjavëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë pastaj, për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit. Fillojnë të mbledhim plaçkat, sepse boll është boll, boll është boll”, deklaroi Rama.

Kjo ishte pikënisja e një aksioni të madh të shtrirë në të gjithë vendin, duke hequr tenda, cadra, shezlongë, por edhe struktura të tjera që kishin bllokuar hapësirat publike. Pas këtij vendimi, IMT, por edhe policia e shtetit, kanë ndëshkuar dhe kontrolluar mijëra subjekte, në Vlorë, Tiranë, Shkodër, Pogradec e qytete të tjera.

E njëjta gjë po bëhet edhe në bashkonë e Himarës. Ka qënë vetë kryetari I kësaj Bashkie Vangjel Tavo, ai i cili ka publikuar pamjet gjatë aksionit të Bashkisë Himar në Dhërmi për të liruar hapsirat publike.

Postimi i Tavos:

Hapësirat publike u përkasin të gjithëve!

Në Dhërmi, një aksion i përbashkët i Bashkisë Himarë 🏛️ dhe Policisë së Shtetit 👮‍♂️ për të liruar çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
Hapësira të zëna nga njësitë e shërbimit – tavolina dhe karrige , reklama , parkingje makinash etj. – janë liruar në bashkëpunim me qytetarët/subjektet që i kishin zënë 🤝.

⚠️ Por kujdes, ky nuk është një “aksion vere”!

📣 Ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve dhe subjekteve :

🚫 Mos u riktheni në hapësirat që u liruan!
🚫 Mos cënoni hapësira të tjera!

👁️‍🗨️ Ne do të jemi sërish aty, por për të monitoruar dhe për të marrë masa sipas ligjit ⚖️, nëse shkeljet përsëriten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vangjel Tavo (@vangjel_tavo)