Aksioni në Theth, Rama: Policia e Shtetit po merret me hetimin, si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal
Në takimin e sotëm me deputetët e Tiranës kryeministri Edi Rama foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth. Ai deklaroi se Policia e Shtetit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit.
“Dua të ndalem një moment tek cështja e Thethit për të adresuar edhe disa kënvështrime që në pikëpam, time meritojnë të adresohen, se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Së pari, kam vënë re se ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin se kush e ka. Dhe duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga njëra anë kemi disa njerëz të shkretë, të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, nga ana tjetër, kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Duhet të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, për njerëz të cilët janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant që u bë shkak i gjithë këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë cfarëdo qoftë dhe policia e shtetit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit, kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëëllime fitimi. Nga ana tjëtër, nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelsin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.”,