Aksioni i opozitës/ Berisha: Mbledhja e sotme rëndësi të veçantë, përmbushëm 2 nga 3 objektivat tonë madhorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se mbledhja e sotme e këtij forumi ka një rëndësi të veçantë, kemi përmbushur dy nga tre objektivat tonë madhorë. Po ashtu Berisha ka theksuar se me fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehet demokracia në vend.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte. Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve. Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur.