Aksioni i hapësirave publike, evazioni i ‘Bankers’, dhe dorëheqja e drejtorëve, Rama: Pikat që kërkon dhe BE…

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.

Në fjaën hyrëse Rama u përball me kritika nga komentuesit ndërsa foli për ndryshimin e rëndësishëm në Tiranë dhe problematikat e hapësirave publike.

“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.

Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.

Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”.

 

Në kuadër tgë hapësirave publike Rama foli edhe për aksion e zhvilluar së fundmi në Theth ku është përgjigjur komentuesve pas akuzës se aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth ishte me qëllimin që oligarkët të ndërtojnë resorte dhe hotele.

Rama tha se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi.

 

“Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime, pas atij pastrimi të madh veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania) 

 

Një pikë kyce gjatë diskutimit në rubrikën e ti ishte dhe aksioni ndaj Bankers Petroleum, që çoi në arrestimin e CEO-s, ish-drejtorit dhe disa punonjësve, teksa përgëzoi punën e Prokurorisë. Rama vuri në dukje se kontrata e këtij koncesioni është bërë para se të vinte në pushtet dhe se i detyrohet shtetit 240 milionë euro. Kërkoi nga Prokuroria që ‘ti nxjerrë ujin e zi’.

“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë investigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.”, tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania) 

Ndërsa ai konsideroi  si një nga pikat më të fortat transformimimin e administratës publike.

“Një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike. Akoma sot në 2025 ku turistët të ndërtojnë pa leje këtë duhet ta mendojnë vetë ngelen apo jo pa një të ardhur unë dhe ne jemi këtu për të menduar për 99 % të shqiptarëve që jo vetëm nuk ndërtojnë pa leje, por edhe i kanë zët. Sa për rastin në fjalë, duhet ta dini të gjithë që nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli le të ja bëjë vetes, por sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, tha ai.

 

Ndërsa është  shprehur i sigurt se nuk ka kthim pas nga aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje, që e quajti edhe Rilindja Urbane 2.0, janë piketa që do jenë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

 “Kam qenë edhe në Astir, e di edhe çështjen e shkollës. Por të jeni të sigurt se çështjes së hapësirave publike nuk do i ndahem. Por edhe riurbanizimit, rilindjes së tij, Rilindja Urbane 2.0. Kemi 60 arkitektë që po merren në të gjithë vendin, lokalë dhe në Tiranë, për territoret urbane në zonën e komuniteteve, e kjo gjë do të ndodhi edhe në Tiranë, hap pas hapi. Tirana ka nevojë për kulturë urbane, nivel tjetër estetike shërbimesh, sepse ky është momenti që mund ta humbasim edhe titullin si lider tëturizmit në Ballkan, ndaj është edhe momenti për të transformuar shërbimet nga uji, territori, siguria ushqimore, urbanizimi. Janë piketa që do jenë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama.