Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni do të vijojë me vendosmëri dhe pa kompromis!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje dhe shifra nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri bëri me dije se vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë janë identifikuar dhe inventarizuar deri më tani 1463 problematika, kryesisht të lidhura me zaptimin e hapësirave publike nga subjekte apo individë të ndryshëm.

“Shumica dërrmuese e këtyre problematikave kanë të bëjnë me lirimin e hapësirave publike, një çështje që kërkon bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve dhe qytetarëve. Aksioni do të vijojë me vendosmëri dhe pa kompromis,” theksoi Rama.

Takimi vjen në kuadër të një fushate të re të ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet vendore për të rikthyer hapësirat publike në funksion të qytetarëve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)