Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundër padi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
Çështja e pronësisë së Klubit të Futbollit Tirana është “në ajër”, me 66 përqind të aksioneve që kontrollon “Halili shpk” me president Refik Halilin të bllokuara nga përmbarimi për çështje borxhesh.
Tanimë te Tirana janë hedhur në kundërsulm dhe kanë bërë një kundërpadi për këtë bllokim. Përfaqësuesit e presidentit të KF Tiranës i janë drejtuar gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesë padi objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.
Në kërkesë-padinë, paditësi pretendon për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. “Halili shpk” kundërshton veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.