Aksion i IKMT kundër ndërtimeve pa leje në liqenin e Shkodrës
Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkinë Shkodër kanë nisur aksionin për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e jashtëligjshme.
Kjo konsiston në heqjen e pinarëve dhe dajlanëve të cilët nuk kanë leje të posaçme për të qëndruar në ujërat e liqenit të Shkodrës.
Ky aksion do të vijojë për disa ditë, ndërkohë që sipas drejtorit të IKMT, Emiljan Nika, përveç hapësirës në liqenin e Shkodrës do të vijojë edhe në ujërat e lumit Buna kryesisht pranë zonës së Dajlanit.
Kjo ndërhyrje konsiderohet si një nga aksionet më masive që është zhvilluar në liqenin e Shkodrës përballë një abuzimi prej vitesh që është shtrirë në të gjithë hapësirën e kësaj pasurie në territorin e Shkodrës.