Aksion i befasishëm në Krujë! Policia bllokon mjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj, qëllimi për të ndaluar…
Policia e Krujës ka nisur një aksion të gjerë kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi, përfshirë ato që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit. Fokus i këtij aksioni janë automjetet me xhama të errësuar, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim.
Pikat e kontrollit janë ngritur në disa zona strategjike, ndërkohë që ende nuk ka informacione për persona të shoqëruar apo të arrestuar. Aksioni vazhdon, ndërsa forcat e policisë janë angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë.