Aksion i befasishëm gjatë natës në Peqin, disa persona të shoqëruar

Policia ka zhvilluar një aksion të papritur gjatë orëve të vona të natës në qytetin e Peqinit. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle të shumta në automjete dhe lokale, me synimin për të identifikuar persona me precedentë penalë dhe për të parandaluar veprimtari të paligjshme, si lojërat e fatit dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Në fokus të këtij operacioni ishin lokalet që dyshohet se frekuentohen nga persona në kërkim, individë të përfshirë në shpërndarjen e drogës apo që mbajnë armë zjarri.

Kontrollet nuk kanë kaluar pa incidente, pasi disa prej të kontrolluarve kanë kundërshtuar policinë dhe kanë shfaqur rezistencë.

Si rezultat, disa persona janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa aksioni vijon për të zbuluar dhe ndaluar çdo veprimtari të paligjshme.