Aksion antidrogë në Sarandë, arrestohen 3 persona, në kërkim anëtarë të një grupi kriminal
- 4 March, 2025
Një operacion i gjerë antidrogë është duke u zhvilluar në Sarandë, ku deri më tani janë vënë në pranga tre persona. Burime nga policia bëjnë me dije se po ekzekutohen 10 masa sigurie të lëshuara ndaj anëtarëve të një grupi kriminal, i cili është nën hetim nga SPAK që prej vitit 2020.
Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ