Sekuestrimi i 6 kg heroinë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Autoriteti i Mikqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion policor në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve për media, kontrolle të imtësishme po kryen në një sërë automjetesh ndërsa është me dije se në njërin prej tyre është sekuestruar një sasi lënde narkotike, konkretisht 6 kg heroinë.

Deri më tani raportohet për disa persona të shoqëruar ndërsa në pranga ka rënë shoferi  i automjetit ku është gjetur droga. Heroina ishte e presuar dhe e paketuar në formë çokollate. Burime nga AMP bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6kg heroinë e presuar në formë çokollate. Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjendur sasia e lëndës narkotike. Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Operacion antidrogë, kapet lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, drogë e cila do të kalonte drejt Greqisë. I arrestuar është një drejtues mjeti me vendbanim në Pogradec, i cili sasinë e drogës e kishte fshehur në një vend të ndërtuar enkas për lëndën narkotike. Në operacionin e ditës së sotme janë sekuestruar rreth 6kg e dyshuar si heroinë në copa çokollate dhe në këtë operacion janë përfshirë forca të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe forca të drejtorisë së policisë së qarkut Korçë dhe asaj të kufirit.

Operacioni sipas burimeve të siguruara është mbajtur tepër sekret edhe për policinë kufitare të Kapshticës pasi i njëjti burim tha se ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike Policia nuk ka bërë me dije detaje por fakti që në operacion është përfshirë AMP tregon se mund të ketë persona që do të ndihmonin të arrestuarin për kalimin e drogës drejt Greqisë.