Drejtuesja e mjetit që përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan një natë më parë ka rënë në prangat e policisë.
Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, sipas policisë.