Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Një 27 vjeçar banues në Prishtinë është arrestuar në flagrancë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.

Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.’,thuhet në njoftimin e policisë.