Aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin, policia publikon fotografinë e autorit! Familjarët dyshojnë se është vetëvrarë

Ky është 29 vjeçari Dejvi Janaqi, i cili është autori i aksidentit të mbrëmshëm në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht ku mbeti i vdekur një 55 vjeçar i identifikuar si Ilir Mimini.

29 vjeçari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka fshehur makinën në ish stacioni i trenit, ka hequr targat e saj e më pas është larguar në drejtim të paditur.

Edhe pse policia e ka shpallur në kërkim prej natës së mbrëmshme deri më tani nuk ka arritur dot të bie në gjurmët e 29 vjeçarit, ndërkohë burime bëjnë me dije se familja e tij shprehet e tronditur e po e kërkojnë dhe vet 29 vjeçarin.

Ata kanë bërë kërkime përgjatë bregut të liqenit, pasi duke njohur karakterin e tij kanë frikë se mund të ketë dëmtuar veten apo vetë mbytur. Deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt të tij me familjarët të cilët janë përpjekur të lidhen nëpërmjet telefonit, por pa sukses.

Në foto është 29 vjeçari i identifikuar si autorit i aksidentit ku nëse dikush e sheh në rrugë apo konstaton është i lutur të kontaktojë policinë e shtetit.