Aksidentoi me motor një të moshuar, vihet në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar me inicialet I.C. është arrestuar pasi teksa drejtonte motomjetin, për të cilin nuk kishte leje drejtimi, ka aksidentuar një gruatë moshuar.

61-vjeçarja D. R., është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi në lagjen “Çezme”, me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen D. R., 61 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.