Aksidentohet rëndë biznesmeni Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte, ku është përfshirë biznesmeni Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Pas aksidentit, Boçi dhe dy fëmijët e tij janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Mësohet se Boçi ka fraktura në kokë, ndërkohë që fëmijët e tij janë në gjendje më të mirë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia më të cilën po udhëtonte biznesmeni.