Aksidentohet për vdekje një kalimtar, policia shoqëron drejtuesin e mjetit

Një kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Burrel-Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (26 dhjetor), ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave.