Aksidentohet për vdekje 63 vjeçari në Plepa-Kavajë

Një 63-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin Plepa-Kavajë. Viktima L.D është goditur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.