Aksidentohet në minierat e Bulqizës, 53-vjeçari përfundon në spital

53-vjeçari Bilal Sula ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar në minierat e Bulqizës.

53-vjeçari me profesion armator në një subjekt minerar, dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. I lënduari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.

Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt

53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.