Aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë në Itali, 16 të plagosur!


Një furgon me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena.

16 persona që ishin në furgon janë plagosur, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital. Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *