Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, plagoset pacientja që po transportohej drejt spitalit

Një ambulancë ka pësuar një aksident këtë pasdite në Gjirokastër, duke lënë të plagosur pacienten që po transportohej për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55 në bulevardin “18 shtatori”, kur ambulanca ka goditur një automjet tjetër. Pas aksidentit, pacientja është dërguar menjëherë në spital, ku është konfirmuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e përplasjes mes mjeteve, dhe ekipet hetimore janë në vendngjarje për të sqaruar të gjitha detajet e aksidentit.