29- vjeçari humbi jetën në minierën e Martaneshit, arrestohet administratori i subjektit
Vihet në pranga administratori i galerisë së kromit në Thekën të Martaneshit, ku humbi jetën 29 vjeçari Armand Peshku dhe u plagos rëndë 40 vjeçari Hajdar Bala, të dy vagonistë në këtë galeri.
Policia thotë se administratori dhe brigadieri 38 vjeçar në subjektin minerar u arrestua pasi rezultoi se masivi i gurëve që zuri dy punonjësit është shembur për shkak të shkeljes së rregullave në punë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.