Aksidenti tragjik në Vlorë/ Ky është 22-vjeçari që humbi jetën
Personi në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj, i cili humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme, pasi u përplas nga një automjet teksa drejtonte motorin e tij tip ‘Yamaha’. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:47 në afërsi të urës së fshatit Lapardha në Vlorë.
Përplasja ishte aq e fortë, sa për pasojë 22-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa automjeti tip ‘Peguet’ që drejtohej nga 80-vjeçari J.K., përfundoi jashtë rruge.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi F. K., 22 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.