Aksidenti tragjik në Këlcyrë/ Trupat e 7 emigrantëve dërgohen në morgun e Lushnjes, pritet të identifikohen

Janë dërguar në morgun e qytetit shtatë trupat e pajetë të emigrantëve që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur rreth 1 km larg nga Këlcyra, në fshatin Kuqar. Ata priten t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë edhe identitetin e viktimave.

Policia arriti të identifikojë vetëm drejtuesin e automjetit, shtetasin Edison Bregaj, i cili po transportonte emigrantët, që besohet se janë shtetas nga vendet e treta, që shfrytëzojnë korridoret për të kaluar drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar. Dyshohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se patrulla e policisë pikasi automjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orën 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll. Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Ndërkohë, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit. Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i nuk është përplasur me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *